“Dinamoja është e rrezikshme, janë shumë të shpejtë”, trajneri i Jagiellonias nuk feston pas fitores 3-0: Na pret një ndeshje e vështirë në Tiranë

Dinamoja e humbi ndeshjen e parë të fazës “play off” të Ligës së Konferencës me shifrat 3-0. Jagiellonia arriti të merrte me sukses fitoren në shtëpi, por për trajnerin e saj loja nuk mbaron këtu. Siemeneku ka vlerësuar Dinamon dhe ka bërë të qartë në konferencë për shtyp se për të arritur kualifikimin nevojitet të tregojnë të njëjtin nivel edhe në Tiranë. Sipas tij, lojtarët e Dinamos janë shumë të shpejtë dhe për këtë arsye i pret një sfidë e vështirë në Shqipëri.

“Nuk ka dyshim se jemi të kënaqur me këtë ndeshje të parë. Por është një short me dy ndeshje dhe në ndeshjen e dytë duhet të konfirmojmë atë që treguam sot, të konfirmojmë se meritojmë të avancojmë. Ne e dinim se me kë po përballeshim dhe i dinim pikat e forta të kundërshtarit.

Ajo që pashë patjetër gjatë ndeshjes ishte ajo që pashë edhe edhe në video, se disa nga lojtarët ishin shumë të shpejtë. Por kur arrita në fushë vura re se ata ishin vërtetë shumë të shpejtë. Siç thashë para ndeshjes, ky është një ekip i rrezikshëm dhe unë i qëndroj këtij mendimi edhe pas kësaj ndeshjeje. Kjo është arsyeja pse do të shkojmë atje për një takim të vështirë, jam i bindur për këtë”, ka deklaruar Adrian Siemeneku./Sport Ekspres/