Rinovon kontratën në moshën 42-vjeçare, statistikat e Tiago Silvës të lënë me gojë hapur

Tiago Silva nuk heq dorë nga futbolli. Lojtari brazilian ka rinovuar kontratën në moshën 42-vjeçare. Ai ka nënshkruar  deri në dhjetorin e vitit 2027 me Fluminensen, ku ka lënë pas një sezon për t’u duartrokitur.

Megjithëse në moshën 42-vjeçare, statistikat e Tiago Silvës të lënë me gojë hapur. Në 15 ndeshje të zhvilluara ai ka regjistruar 1 asisit, 94% pasime të sakta, 86 ndërhyrje, asnjë gabim serioz dhe është dribluar vetëm 2 herë./Sport Ekspres/