Xhorxho Kielini ka folur për “DAZN”-in në prag të sfidës kundër Milanit. Ish-mbrojtësi i Juventusit ka komentuar kuqezinjtë, me të cilët ka pasur jo pak rivalitet në fushën e lojës. Kielini ka përgëzuar Milanin për sezonin e kryer, por nga ana tjetër ka thënë se kurrë nuk ka besuar se kuqezinjtë do të garonin për titullin kampion.
“Milani pati një sezon të mirë, na bënë të ëndërronim se do të mbanin ritmin me Interin. Personalisht, besoja atë që Alegri thoshte gjithmonë, se objektivi i vërtetë ishte Liga e Kampionëve. Nëse Interi do të kishte humbur tre ose katër ndeshje të tjera, siç ndodhi vitin e kaluar, ndoshta Milani mund të ishte rikthyer në garë, së bashku me ekipe të tjera. Por realisht, tani për tani, jemi pak a shumë aty ku ishim në fillim të sezonit, me përjashtim të Komos, të cilët kanë bërë diçka të jashtëzakonshme”, është shprehur Xhorxho Kielini./Sport Ekspres/