Mbrëmë Real Madridi mundi Oviedon 3-0 në ndeshjen e raundit të dytë të La Ligës dhe në qendër të vëmendjes është Rodrygo sepse kamerat regjistruan atë që bëri braziliani kur Xabi Alonso e nxori nga loja.
Pavarësisht fitores është e qartë se situata në ekipin e madrilenëve nuk është më e mira e mundshme pasi Alonso ka disa lojtarë të pakënaqur aty dhe Rodrigo kryeson mbi të gjithë.
Mbrëmë, braziliani më në fund mori një shans për të luajtur nga minuta e parë dhe shumë besojnë se ndeshja kundër Oviedos ishte shansi i tij i fundit për të provuar veten.
Rodrygo ishte i motivuar për të luajtur dhe kishte disa lëvizje të mira, por Alonso e “preu” plotësisht në minutën e 63-të kur vendosi ta nxirrte nga loja, gjë që nuk i pëlqeu brazilianit.
Ndërsa ai doli nga fusha, ishte e qartë sa i pakënaqur ishte, dhe për keqardhjen e tij, kameramani vazhdoi ta filmonte, duke kapur momentin kur Rodrygo u ul në stol dhe filloi të ankohej. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/