Juventusi është larguar me humbje nga transferta me Komon. Bardhezinjtë janë mposhtur me shifrat 3-0 nga ekipi i Fabregasit. Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për Juventusin, teksa u detyrua të luante me 10 lojtarë që nga minuta e 5-të e takimit.
Pëllëmba e Kolo Muanisë i kushtoi shtrenjtë “zonjës së vjetër”, e cila e nisi kështu lojën me një lojtar më pak. Në këto kushte, Juventusi e kishte të vështirë t’i rezistonte Komos. Këta të fundit zhbllokuan rezultatin në minutën e parë shtesë të pjesës së parë me anë të Niko Pazit, ndërsa Duvikasi vulosi shifrat në e-0 me golat e shënuar në minutat 63 dhe 80./Sport Ekspres/