Armando Broja debuton sot te Burnley, është koha për të parë sulmuesin e Shqipërisë

Armando Broja pritet që të debutojë sot me ekipin e Burnley. Sulmuesi shqiptar ka qëndruar për dy javë jashtë skuadrës për shkak të mungesës së ritmit në krahasim me shokët e ekipit.

Pas dy ndeshjeve në kampionat, Burnley do të luajë sot kundër Derby në FA Cup. Ndeshja do të fillojë në orën 20:45, ndërsa Armando Broja pritet që ta fillojë ndeshje nga stoli dhe të aktivizohet në pjesën e dytë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/