Shqipëria U-19 ka zhvilluar një ndeshje vëllazërore miqësore kundër Kosovës U-19. Një ndeshje e cila u zhvilluar në Shtëpinë e Futbollit në Tiranë, teksa ishte e vlefshme për një turne të vogël ku ndodhet edhe Moldavia, si teste përgatitje për kualifikueset e Europianit 2025.
Por në këtë vëllazërore kishte disa momente të veçanta emocionuese. Për ta nisur që nga fillimi i ndeshjes, teksa të dyja ekipet, si Shqipëria dhe Kosova nisën që të këndonin himnin kombëtar së bashku.
Një skenë emocionuese dhe që ndodh rrallë që të dyja ekipet të këndojnë të njëjtin himn.
Ndërkohë kulmi i emocioneve ka ndodhur në pjesën e parë, në një episod vendimtar. Arbitri dha në mënyrë të pakuptimë një penallti në favor të Shqipërisë. Një penallti që solli me të drejtë protesta të mëdha te Kosova pasi askush nuk e kuptoi sesi arbitri e akordoi atë penallti. Pas shumë protestash dhe kërkim arsyeje, një prej lojtarëve të Shqipërisë u vendos para pikës së bardhë.
Pavarësisht se kishte një rast të mirë shënimi goli, lojtari e pasoi topin te portieri i Kosovës duke mos e goditur në portë dhe duke e lënë vetë penalltinë. Të gjithë nisën që të duartrokisnin në stadium për këtë gjest kaq të bukur të ardhur nga futbollisti ynë. Në fund Kosova U-19 fitoi 0-1, por padyshim që me këto episode kaq të bukura, rezultati ishte i fundit që kishte rëndësi në këtë takim. /Sport Ekspres/