Kategoria e Parë/ Besa fiton kundër Korabit dhe merr vendin e parë, Kukësi kthehet në vallen e Superiores

Java e shtatë e Kategorisë së Parë ka sjellë emocione të forta, rezultate të rëndësishme dhe ndryshime në garën për kreun e renditjes. Besa ka shfrytëzuar mundësinë për t’u ngjitur në vendin e parë, ndërsa Kukësi ka dhuruar një përmbysje spektakolare në transfertë. Edhe Iliria ka festuar një fitore me vlerë në derbi.

Kavajasit kanë bërë detyrën përballë Korabit, duke triumfuar me rezultatin 2-0. Kjo fitore i ngjit në kuotën e 13 pikëve, aq sa ka edhe Pogradeci, duke e bërë edhe më të fortë garën në krye të klasifikimit.

Spektaklin më të madh e ka dhuruar Kukësi, që ka përmbysur rezultatin ndaj Burrelit për të fituar 2-1 në transfertë. Verilindorët kanë treguar karakter dhe vendosmëri, duke marrë tri pikë të rëndësishme për objektivat e tyre këtë sezon.

Ndërkohë, Iliria ka fituar 1-0 ndaj Kastriotit në derbin mes dy skuadrave, duke siguruar një sukses që mund të rezultojë vendimtar për ecurinë e saj në kampionat.

Në ndeshjen tjetër, Sopoti dhe Oriku janë ndarë në barazim 1-1. Ky rezultat i ka dhënë Orikut pikën e parë të sezonit, pas një starti shumë të vështirë. Kategoria e Parë premton një garë të fortë në javët e ardhshme, me disa skuadra që synojnë kreun dhe ngjitjen në Superiore. /Sport Ekspres/