Kylian Mbappe iu bashkua Real Madridit si lojtar i lirë verën e kaluar dhe u bë lojtari më i paguar i klubit madrilen. Pa asnjë dyshim, ai është ylli i parë i klubit dhe pyetet për shumë gjëra, ndërsa shumë thonë se ai ka shumë ndikim edhe në politikën e transferimeve.
Siç dihet, Mbappe është lojtar i ekipit kombëtar francez dhe atje është një nga liderët në fushë dhe dhomën e zhveshjes. Kolegu i tij nga ekipi kombëtar, Michael Olise nënshkroi për gjigantin gjerman Bayern Munich verën e kaluar.
Ai pati një sezon të mirë debutimi në klubin bavarez dhe është një nga ata që ka të gjitha predispozitat për të shkuar shumë lartë. Të dy kanë një bashkëpunim shumë të mirë në fushë kur luajnë për ekipin kombëtar francez dhe kanë një marrëdhënie shumë të mirë edhe jashtë fushës.
Siç raportohet tani nga media angleze, më saktësisht “TEAMtalk”, Mbappe e ftoi Olisen t’i bashkohej në radhët e Real Madridit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/