VIDEO/ Tottenham-i dorëzohet me 9 lojtarë përballë Chelsea-t dhe merr humbjen e parë, blutë e Londrës shkatërrojnë Spurs-at në derbi

VIDEO/ Tottenham-i dorëzohet me 9 lojtarë përballë Chelsea-t dhe merr humbjen e parë, blutë e Londrës shkatërrojnë Spurs-at në derbi

Londra është veshur me ngjyrën blu. Chelsea ka fituar bindshëm derbin me Tottenham-in. Skuadra e Pochettino-s ka fituar me rezultatin e thellë 1-4. Spurs-at e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen, teksa që në minutën e 6 gjetën golin e avantazhit me anë të Kulusevskit. Por loja ka marrë një kthesë tjetër duke nisur nga minuta e 33-të. Romero u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Palmeri ktheu baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë për Chelsea-n.

Tottenhami gjendjen në një natë të vështirë, teksa në minutën e 55 mbetet me 9 lojtarë në fushë pas daljes me karton të kuq të Udogie-t. Ky është edhe momenti kur Spurs-at i dorëzohen Chelsea-t. Skenën më pas e rrëmbeu Jackson-i, i ili shkëlqeu me një tre-golësh (75’, 90’+4’, 90’+7’). Chelsea shkatërroi kështu me shifrat 1-4 në derbin e Londrës rivalin e tij më të madh. Kjo ishte edhe humbja e parë e Tottenham-it për këtë sezon në Premier League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/