Lajm i madh për Shqipërinë! FIFA do dënojë rëndë Serbinë, në Beograd do të luajmë pa tifozë

Në datën 11 tetor, Shqipëria do të përballet kundër Serbisë në Rajko Mitic për të vendosur përfundimisht historinë se kush do t’i bashkohet Anglisë, për të luftuar deri në fund për biletën e Botërorit. Shqipëria nuk ka bindur në kohët e fundit me lojën e zhvilluar, por në të njëjtën performancë është edhe Serbia që është shkatërruar nga Anglia në shifrat 0-5. Milenkovic është ndëshkuar me karton të kuq dhe do të mungojë kundër Shqipërisë, praktikisht mbrojtësi më i mirë i Serbisë, por problemet nuk mbyllen këtu për Serbinë.

Media në Angli, Sport Bible, tregon se Serbia mund të dënohet nga FIFA që ndeshjen kundër Shqipërisë ta luajë me stadiumin e boshatisur. Në fakt Serbia ishte dënuar nga FIFA për ndeshjen e zhvilluar kundër Andorrës në Leskovac dhe prandaj dje ishte me 15% të kapacitetit të boshatisur, për thirrjet raciste të bëra më parë.

2500 tifozë të Anglisë shkuan dje në Serbi për të qenë në stadium dhe të gjithë ata që shkuan në Beograd ishin përgatitur mirë. Anglia i kishte njoftuar tifozët se Serbia ishte e dënuar dhe ishte nën vëzhgim nga FIFA dhe paralajmëroi se diçka e ngjashme mund të ndodhte përsëri.

Anglezët punësuan rojet e tyre të sigurisë në Beograd, teksa në kryeqytetin serb kishte shumë policë nga Anglia. Një numër telefoni ishte në dispozicion për çdo tifoz që mund të telefononte ose të dërgonte mesazhe në rast të ndonjë problemi dhe këshilla e Federatës ishte të raportohej çdo lloj ofendimi ose fyerjeje, veçanërisht në baza racore.

Çdo raport, nëse kishte ndonjë, merrej seriozisht dhe më pas gjendej në raportin pas ndeshjes, i cili do të dërgohej në adresat përkatëse. Pra Serbia ishte që para ndeshjes me Anglinë e dënuar me mbylljen e stadiumit, 15% të tij dhe ishte sërish nën vëzhgim për ndeshjen me Anglinë.

Media angleze, Sport Bible, raporton se ndeshja Serbi-Angli mund të luhet pa tifozë. Një nga arsyet është padyshim dalja e hartës së Kosovës nën simbolet e Serbisë, për ta treguar Kosovën si pjesë të Serbisë, ndërsa FIFA dhe UEFA e njohin Kosovën të pavaruar. Një banderolë e madhe provokuese që u shpalos në stadium, ndërsa gjatë gjithë kohës, nuk munguan edhe koret raciste të tifozëve.

Gjithashtu ndeshja u ndërpre për pak kohë pas një lazer iu drejtuar një lojtari në fushën e blertë. Menjëherë pas kësaj, spikeri zyrtar i ndeshjes, i paralajmëroi tifozët që të mos përdornin lazer dhe piroteknikë. Thuhet gjithashtu se dikush nga publiku përdori një bilbil që i ngatërroi futbollistët në fushë.

Pra ishin shumë arsye që bëjnë të mendosh se FIFA do të ketë një dënim të rëndë për Serbinë, për më tepër që Serbia ishte nën vëzhgim për ndeshjen me Anglinë. Në rastin më të mirë, ndeshja do të luhet me stadiumin e boshatisur ose në të kundërt, do të shtohet akoma edhe më shumë përqindja e tifozëve që do të mungojnë kundër Shqipërisë, duke ia lehtësuar akoma më shumë barrën e presionit lojtarëve tanë në Beograd. /Sport Ekspres/