Njëqind nxënës shqiptarë nga shkollat u bashkuan me presidentin e UEFA-s, Aleksander ?eferin, dhe legjendat e futbollit në Tiranë për të festuar suksesin e iniciativës gjithëpërfshirëse në nivel Evropian.
Që nga viti 2020, iniciativa jonë Futbolli në Shkolla ka prezantuar të rinjtë në mbarë Evropën me lojën e bukur, duke pasur një ndikim të jashtëzakonshëm.
Më shumë se shtatë milionë fëmijë tashmë kanë përfituar nga seancat e stërvitjes së specializuar si pjesë e programit të bazës, ndërsa 111,000 mësues janë trajnuar për të ofruar praktika futbolli të sigurta dhe efektive.
Futbolli në Shkolla thekson angazhimin tonë për t’u siguruar që çdo njeri, kudo që ndodhet, të mund të shijojë lojën dhe të zhvillojë aftësitë e tij në një mjedis pozitiv dhe të këndshëm.
“Iniciativat në nivel bazë si UEFA Futbolli në Shkolla janë forca jetike e lojës, dhe ne jemi të kënaqur që mund të vazhdojmë të ofrojmë këto mundësi thelbësore për miliona fëmijë në mbarë Evropën.” – u shpreh Aleksander ?eferin, President i UEFA-s.
Kjo ishte pikërisht ajo që u tregua në një event të veçantë në Shqipëri të enjten në mëngjes, ku presidenti i UEFA-s, Aleksander ?eferin, dhe një ekip legjendash ndërkombëtare u bashkuan me mbi 100 nxënës lokalë dhe udhëheqës të futbollit të bazës për një turne të veçantë, së bashku me Federatën Shqiptare të Futbollit në kryeqytet,Tiranë, para mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s më vonë gjatë ditës.
Argëtim i përbashkët për fëmijët dhe legjendat
Presidenti ?eferin tregoi aftësitë e tij së bashku me ish-fituesin e Topit të Artë, Luís Figo, trajnerin e ekipit kombëtar të meshkujve të Shqipërisë, Sylvinho, dhe ndihmësit e tij Pablo Zabaleta dhe Doriva, si dhe legjendën kroate Aljoša Asanovi? dhe ish-lojtarët ndërkombëtarë shqiptarë Jahmir Hyka dhe Lucije Gjini, por yjet e vërtetë të këtij eventi ishin fëmijët, të cilët patën një mundësi që ndodh vetëm një herë në jetë për të sfiduar heronjtë e tyre.
“Futbolli është një sport gjithëpërfshirës dhe ka fuqinë të na bashkojë të gjithë, dhe ky event është shembulli perfekt i gëzimit dhe pozitivitetit që mund të përhapë,” tha Presidenti ?eferin.
“Iniciativat në nivel bazë si Futbolli në Shkolla janë forca jetike e lojës, dhe ne jemi të kënaqur që mund të vazhdojmë të ofrojmë këto mundësi thelbësore për miliona fëmijë në mbarë Evropën.”
Por nuk ishin vetëm fëmijët që po argëtoheshin. Fitues i UEFA Champions League si lojtar, Silvinjo, i cili udhëhoqi Shqipërinë drejt kualifikimit në finalet e një turneu madhor për herë të dytë në EURO 2024 vitin e kaluar, ishte po aq i emocionuar që ndodhej në qendër të aksionit në Tiranë të enjten në mëngjes.
“Është gjëja më e bukur, si person publik, të japësh diçka mbrapsht për fëmijët – është e mrekullueshme, dhe unë e kam shijuar shumë këtë mëngjes. Sporti mund të na japë një shembull të shkëlqyer, dhe e dua pjesëmarrjen në aktivitete të tilla që ndihmojnë zhvillimin e fëmijëve,” tha ish-mbrojtësi i majtë i Arsenalit, Barcelonës dhe Manchester City-t.
“Kam qenë në Shqipëri për gati tre vite, dhe më pëlqen shumë të shoh pasionin që kanë njerëzit këtu për futbollin” – përfundoi Silvinjo.
Futbolli në Shkolla: statistikat fituese të ndeshjes
Nga fillimi i saj në vitin 2020 deri në përfundim të ciklit të parë në shtator 2024, programi Futbolli në Shkolla arriti disa numra të jashtëzakonshëm në të gjithë Evropën.
7.2 milionë fëmijë të prezantuar me futbollin
111,000 mësues të trajnuar
41,500 shkolla të përfshira
15,500 vullnetarë të angazhuar
4,400 festivale dhe evente
830 lidhje shkollë-klub të krijuara
55 federata kombëtare që shpërndajnë fonde
Deri në vitin 2028, do të investojmë 22 milionë euro në këtë iniciativë, duke ndihmuar fëmijët dhe të rinjtë nga çdo vend futbolli evropian të shijojnë lojën e bukur.
Krijimi i lidhjeve me klubet në qendër të suksesit shqiptar
Programi Futbolli në Shkolla ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në gjithë Evropën, dhe në Shqipëri, iniciativa ka përfituar më shumë se 10,000 fëmijë nga 225 shkolla.
“Fëmijët e shijojnë shumë lojën e futbollit dhe kjo duket nga atmosfera që ka sot këtu,” tha menaxheri i futbollit të bazës në FSHF, Andi Zëre.
“Në Shqipëri, programi ofron aktivitete pas-shkollore për fëmijët në një mjedis të rehatshëm dhe të sigurt, dhe i prezanton fëmijët, disa prej të cilëve nuk do të kishin mundësi tjetër, me futbollin për herë të parë.
“Për ne, futbolli nuk është thjesht një lojë. Ne duam sportin, por ai është edhe për miqësinë, mësimin, disiplinën dhe ndihmën ndaj të tjerëve. Ai u mëson fëmijëve shumë gjëra.”
Modeli shqiptar i Futbollit në Shkolla thekson gjithashtu ndërtimin e lidhjeve të forta me klubet e bazës, duke ofruar për fëmijët një rrugë natyrale nga lojërat në oborrin e shkollës drejt pjesëmarrjes së rregullt dhe të strukturuar, si dhe duke fuqizuar mësuesit dhe stafin e shkollave përmes përfshirjes së tyre direkte në zhvillimin e futbollit.