Erdhi koha që Armando Broja të shënojë? Sulmuesi shqiptar ka sot shansin e artë, duhet të ndizet para Serbisë

Goli është kthyer në një problem të madh psikologjik për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar ka qëndruar në stol për gjithë ndeshjen e fundit të Burnley kundër Notingham Forest.

Por minutat e munguara në Premier League duket se do t’i jepen në mbrëmjen e sotme, në EFL Cup. Burnley do të përballet kundër Cardif, në një ndeshje ku Broja duhet të përmirësojë aftësinë e tij të shënimit të golit dhe t’i rikthehet portës kundërshtare. Ky është një rast i mirë pasi Cardiff është pjesë e League One, niveli i tretë i futbollit në Angli, ndërsa me një gol tani, Broja do të ndizet akoma më shumë para ndeshjes me Serbinë. /Sport Ekspres/