Dembele arriti të fitonte Topin e Artë duke mposhtur konkurrencën e madhe me Lamine Yamal. Francezi ia doli duke lënë mbrapa një emër të madh si Yamal dhe për babain e spanjollit, Munir Nasraoui, rezultati i votimeve nuk ishte aspak i drejtë.
“Yamal është më i madhi… Nuk do të them se ka pasur një vjedhje, më shumë një dëm moral ndaj një qenieje njerëzore”, tha Nasraoui dhe shtoi:
“Lamin është futbollisti më i mirë në botë tani. Nuk po e them këtë sepse është djali im, por sepse ai është vërtet më i miri në botë. Lamin është Lamin… Duhet ta pranojmë se diçka e çuditshme ka ndodhur këtu. Por viti tjetër është i yni. ‘Topi i Artë’ i ardhshëm do të jetë në duart e spanjollëve”, tha me siguri Nasraoui. /Sport Ekspres/