Shumë pranë fitores në grupet e Conference League, Egnatia del me pikë nga transferta e Aarhus

Egnatia ka luajtur kundër Aarhus në transfertë duke marrë një pikë në barazimin 1-1. Ekipi i Nevil Dede shkon kështu në kuotën e dy pikëve, në dy ndeshjet e para në Conference League. Megjithatë, kampionët e Shqipërisë mund të dilnin me tre pikë nëse do të kishin pak më tepër eksperiencë.

Kahl do të ndëshkohej me karton të kuq në minutën e 3, duke i detyruar vendasit të luanin me 10 lojtarë për gjithë ndeshjen. Ildi Gruda do të realizonte golin e fitores në minutën e 13, duke sjellë kështu avantazhin e Egnatias. Megjithatë pjesa e dytë foli për vendasit dhe Bogere shënoi në kundërsulm, duke sjellë barazimin e rezultatit. /Sport Ekspres/