VIDEO/ Ildi Gruda Show! Super Egnatia në Conference League, po fitojnë kundër Aarhus

Egnatia ka fituar në pjesën e parë kundër Aarhus në shifrat 0-1. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Ildi Gruda në minutën e 13 të takimit. Pas një pasimi të bukur nga ana e Adjesas, Gruda shënoi bukur në zonë duke gjetur shtyllën dhe rrjetën. Ndërkohë po i njëjti lojtari, në minutën e 3 të takimit, Kahl do të ndëshkohej me karton të kuq pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Grudës. /Sport Ekspres/