Beshiktashi është duke udhëhequr me shifrat e thella 0-4 ndaj Kajserisporit. Në goleadën e skuadrës nga Stambolli ka vend edhe për Milot Rashicën. Futbollisti shqiptar ka dhënë asist në minutën e 58 të takimit.
Rashica dha një pasim për notën 10 për Rafa Silvën. Nga ana tjetër, i gjetur përballë portierit, portugezi nuk gaboi ta dërgonte topin në rrjetë. Ky ishte goli i 3-të për Rafa Silvën në këtë ndeshje dhe i 4-ti për Beshiktashin. /Sport Ekspres/