“Trajneri ka uri, duam të kalojmë grupin”, Duka flet në mediat italiane: Nuk më pëlqenin trajnerët brazilianë, por kur e takova Silvinjon…

“Trajneri ka uri, duam të kalojmë grupin”, Duka flet në mediat italiane: Nuk më pëlqenin trajnerët brazilianë, por kur e takova Silvinjon…

Shqipëria u kualifikua për të dytën herë në grupet e një Kampionati Europian dhe kanë tërhequr kështu edhe vëmendjen e mediave të huaja. Armand Duka ka dhënë një intervistë për “Tuttomercattoweb”-in, në të cilën ka folur për suksesin e jashtëzakonshëm të kuqezinjve. Kreu i FSHF-së ka deklaruar se ka qenë skeptik për trajnerët brazilianë, por kur ka biseduar nga afër me Silvinjon është bindur për ta emëruar në stolin e Shqipërisë. Sa i përket objektivit në Euro 2024, Duka shprehet se Kombëtarja synon kalimin e grupit.

“Jam i lumtur, të gjithë jemi. Bëmë mirë, jemi kualifikuar dhe shumë të lumtur. Hera e parë ishte e mirë, por edhe kjo… Kemi pasur një ecuri shumë të mirë, duke mbajtur ekipe si Çekia dhe Polonia është pas nesh. Kur u kualifikuam, trajneri ishte euforik. Ai bëri një punë të mirë, ia arriti qëllimit dhe kishte çdo arsye. Ju them sinqerisht, asgjë nuk ndodh rastësisht. Duhet sakrifica, planet e duhura.

Nuk më kanë pëlqyer kurrë shumë brazilianët si trajnerë, kur më propozuan nuk isha shumë i bindur, por e takova dhe kur folëm për projekte e pëlqyem njëri-tjetrin. Nuk them se u dashuruam… Megjithatë, sot është një operacion i suksesshëm. Ai bëri me ne ashtu siç nuk kishte bërë ndonjëherë”.

Tani vjen pjesa e vështirë, do të takojmë skuadrat e forta të gjithë së bashku. Në letër arrijmë si një nga skuadrat më të dobëta, por duam të shkojmë përtej grupit. Nuk e di ku do të arrijmë, por i kemi kualitetet për të shkuar më tej. Dhe festa tashmë ka mbaruar, ne po përgatitemi për Gjermaninë. Trajneri është i uritur. Dhe unë nuk dua të takoj Italinë, ata janë një ekip shumë i fortë edhe nëse nuk kanë arritur rezultate të mëdha kohët e fundit”, ka deklaruar Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/