Duket se Arbër Hoxhën po e ndez ndeshja me Serbinë! Futbollisti shqiptar po kalon formën e karrierës te Dinamo Zagreb teksa po gjen golat për disa ndeshje radhazi. Pasi shënoi në derbi me Hajdukun dhe ishte një nga më të mirët e ndeshjes, Arbër Hoxha bëri për vete gjithë Turqinë me super ndeshjen e zhvilluar kundër Fenerbahces.
Sot Dinamo Zagreb po luan me Slaven Belupo dhe pjesa e parë përfundoi në shifrat 2-0. Arbër Hoxha realizoi një super gol në minutën e 41 duke treguar edhe njëherë aftësitë e tij individuale, ndërsa 4 minuta më vonë dhuroi edhe një asist duke qenë protagonist absolut në këtë takim. /Sport Ekspres/