Dinamo fiton dhe merr vendin e dytë në Superiore, Flamurtari ngec në vendin e fundit me dy pikë

Kjo e nisje e sezonit në Superiore është e tmerrshme për Flamurtarin. Shumë pritshmëri për një rikthim ndryshe të vlonjatëve, por duket se po luhet e njëjta muzikë. Pas gjashtë javëve kampionat, Flamurtari nuk njeh forcë reagimi duke mos marrë ende fitoren e parë dhe duke numëruar 2 pikë, për të mbajtur vendin e fundit.

Dinamo ka arritur të fitojë në shifrat 2-0 falë golave të shënuar nga Guindo dhe Nani. Sulmuesi arriti të realizojë në fundin e pjesës së parë, ndërsa Nani shënoi golin e dytë në minutën e 74. Vlen të theksohet se Flamurtari luajti me 10 lojtarë pasi Veiga bëri një ndërhyrje të gabuar në minutën e 31, ndërsa Farruku në të 81, do të ndëshkohej me të kuq te Dinamo për të barazuar numrin e lojtarëve në fushë. /Sport Ekspres/