Shpeshherë e kritikojmë, por në rastin e Armando Brojës, Silvinjos duhet t’i japim hakun. Sulmuesi shqiptar ka marrë më shumë minuta se kurrë më parë në Premier League, teksa është futur nga stoli në minutën e 58 të takimit në humbjen e Burnley në transfertë ndaj Aston Vilës në shifrat 2-1.
Sulmuesi shqiptar ka qenë shumë pak në prekje të topit gjatë gjithë minutave të mbetura, numëroheshin me gishtat e dorës. Por në një moment, në një rast që më vonë doli të ishte pozicion jashtë loje, edhe njëherë tjetër Broja tregoi mungesën e nuhatjes me portën dhe nuk e gjeti dot kohën e topit.
Një tjetër tregues që Silvinjo po i merr maksimumin këtij lojtari te Kombëtarja duke e futur në krahë, pavarësisht kritikave, pasi për momentin Broja nuk mund ta bëj dot rolin e qendërsulmuesit. Mungesë e nuhatjes me portën dhe larg formës fizike ideale, e vetmja mundësi për të shfrytëzuar Brojën është krahu ku mund të shpërthejë në disa momente për të futur topa të rrezikshëm në zonë. /Sport Ekspres/