VIDEO/ Rrënqethëse! “Policia është më ne”! Shteti i bie bories dhe feston me tifozëve, Tirana është zjarr pas fitores me Serbinë

Shqipëria shkruan historinë. Kuqezinjtë bëhet Zot në atë që ishte edhe stadiumi më fatsjellës i Serbisë. Rei Manaj shënoi një gol spektakolar në sekondat e fundit të pjesës së parë, duke shtangur vendasit. Dhe sigurisht, nuk mund të mungonte festa me shqiponjë.

Ndërkohë menjëherë pas mbarimit të ndeshjes, festa e madhe ka shpërthyer në Tiranë. Një moment epik ishte ai i një tifozi të Shqipërisë që në kryeqytetin shqiptar ka hipur mbi urbanin e Tiranës së Re, ndërsa nuk mungojnë edhe spektakli me xhirimin e gomave të makinës apo motorrave. Ndërkohë një tjetër moment emociones ishte kur policia iu bashkua festës dhe po i binte borive, ndërsa tifozët shpërthyen: “Policia është më ne”. /Sport Ekspres/