FIFA ka publikuar renditjen e re për muajin tetor. Pas dy ndeshjeve të zhvilluara më 11 dhe më 14 tetor, Shqipëria është ngjitur me 5 pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Dy fitoret e kanë dërguar ekipin tonë kombëtar në vendin e 61-të në botë.
Fitorja në Serbi na rrit me 15.78 pikë, ndërsa ajo kundër Jordanisë na ka shtuar 4.9 pikë më tepër. Tashmë kuqezinjtë numërojnë gjithsej 1401 pikë, po aq sa Irlanda. Ndërkohë Kosova është ngjitur me 7 pozicione në renditje. Dardanët tani e gjejnë veten në vendin e 84-t në klasifikimin e FIFA-s./Sport Ekspres/