Vasil Ruci ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 Cnn”. Legjenda e futbollit shqiptar është ndalur gjatë te Kombëtarja dhe te elementi Armando Broja duke mbështetur paksa idenë e trajnerit Silvinjo dhe duke thënë se ky lojtar nuk duhet të luajë me patjetër në qendër.
“Real Madridi ka pasur dikur Benzema-Ronaldo-Bale, të tre vertikalizues. Broja nuk është e thënë me patjetër të luajë qendërsulmues, mund të luajë edhe në krahë, varet nga kundërshtari që ne kemi. Broja fiton territor mbrapa shpine të kundërshtarit, është lojtari ynë më i mirë që fiton territor me vrapim dhe me driblim.
Prandaj thashë që varet nga kundërshtari që kemi përballë. Unë kam kohë që them duhet të jenë tre përpara dhe duhet të jemi gjithë kohën në presing, që të mos i lëmë asnjë mundësi Andorrës që të na hap punë. Andorrës nuk duhet t’i japësh kurrë frymë dhe mundësi, duhet të luajmë me Andorrën si luhet me Andorrën. Si ishte java në Vlorë pas Serbisë? Vlora është mësuar me Serbinë, është mësuar shpejt që në 1987. Për mua Kombëtarja po arrin të formojë personalitete në fushë. Për mua Shehu dhe Laci janë një dyshe fantastike. Shehu 27-vjec? Edhe Platini 27-vjec u evidentua te Juventusi”, tha Vata. /Sport Ekspres/