Medon Berisha mes më të mirëve në Serinë A, Asllani përfshihet në formacionin e javës

Medon Berisha mes më të mirëve në Serinë A, Asllani përfshihet në formacionin e javës

Medon Berisha festoi në fundjavë golin e tij të parë në Serinë A. Mesfushori shqiptar tundi rrjetën nga goditja e dënimit, duke shënuar një gol spektakolar. Paraqitja e tij është vlerësuar nga “Sofascore” me notën 8.0.  Ai është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Serinë A, ku gjendet përkrahë Modriçit.

Në 11-shen më të mirë të javës është përfshirë edhe Fisnik Asllani, por në një tjetër kampionat. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen me Hofenhajmin, teksa çdo javë është shndërruar protagonist me gola dhe asiste. Paraqitja e tij e fundit është vlerësuar me notën 8.7 nga “Sofascore”./Sport Ekspres/