Dy lojtarët e Spanjës, Yamal dhe Carvajal, janë përplasur mes njëri-tjetrit në El Clasico. Një përplasje e pritshme pas deklaratave provokuese të yllit të Barcelonës. Ky i fundit tha se Real Madridi vjedh dhe Carvajal kishte bërë gati disa fjali për të që i tha në fundin e takimit.
Ndërkohë presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan, ka folur për përplasjen e dy lojtarëve të Kombëtares së tij. “Nuk më pëlqejnë problemet, jam një person pajtues,” tha Louzán. “Ishte një moment tensioni gjatë ndeshjes, është një ndeshje me intensitet të lartë dhe mendoj se aty do të përfundojë [çështja Carvajal dhe Yamal]. Nuk ka asgjë më shumë. Ata janë dy lojtarë që na duhen me dëshpërim, dy ikona të futbollit spanjoll dhe botëror, dhe kjo është arsyeja pse nuk do të shkojë më tej”, tha Louzan. /Sport Ekspres/