“Djali nuk ka pse të më çoj në azil”! Babai i Yamal çudit botën: Mbledh ende kartonë në rrugët e Barcelonës…

Mounir Nasraoui, babai 36-vjeçar i Lamine Yamal, është gjendur përsëri në qendër të vëmendjes së medias. Këtë herë për deklaratat e tij të hapura dhe të sinqerta rreth jetës dhe marrëdhënies me të birin. Në një intervistë me median spanjolle, ai zbuloi se megjithëse djali i tij tashmë po fiton miliona në Barcelonë, ai ende punon duke mbledhur kartona në rrugët e kryeqytetit katalanas.

“Kur eci nëpër rrugë, më kujtohet se dikur kërkoja punë në ndërtim dhe nuk kishte asnjë. Sot, nëse kërkon punë, do ta gjesh. Por të rinjtë nuk duan të punojnë. Ata duhet të motivohen për t’u ngritur, për të bërë diçka nga vetja. Paratë do të vijnë, por nëse thjesht ulen dhe humbasin kohë, do të humbasin gjithçka”, tha Nasraoui.

Ai theksoi se i është mirënjohës të birit për gjithçka që ka bërë për familjen, por ende përpiqet të qëndrojë aktiv dhe të punojë sa më shumë që të mundet. “Shumë njerëz flasin budallallëqe. Ata thonë: ‘Pse nuk punon? Pse jeton me djalin tënd?’ Epo, po, unë jetoj me djalin tim dhe e falënderoj për këtë. Djali im nuk ka pse të më çojë në një azil pleqsh, unë ende mund të punoj. Unë mbledh kuti kartoni nëpër Barcelonë dhe i shes për tetë centë për kilogram”, tha ai me ndershmëri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/