Bajerni mund PSG-në edhe me 10 lojtarë, Realin nuk e shpëtojnë dot as pritjet spektakolare të Kurtuasë

Bajerni është larguar me fitore nga Parisi. Bavarezët kanë mposhtur kampionët në fuqi me rezultatin 1-2. Njeriu kryesor i kësaj suoer sfide ishte padyshim Luiz Diazi. Kolumbiani tundi rrjetën në minutën e 4-t dhe të 32-të, por në fund të pjesës së parë u largua nga fusha me karton të kuq. Pavarësisht disavantazhit numerik, Bajerni arriti të merrte fitoren në fund. Goli i Neveshit nuk mundi të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes për PSG-në.

Në krahun tjetër, Reali ka dalë me kokën ulur nga “Enfildi”. Madrilenët nuk i kanë shpëtuar dot as pritjet e jashtëzakonshme të Kurtuasë. Ndeshja u vendos nga Mekallisteri në minutën e 61-të./Sport Ekspres/