Reali ndihmohet nga arbitrat? Video që po shpërndahet kudo, Van Dijk tallet me Tchuamenin: Hidhu me dorë prapë!

Real Madridi ndihmohet nga arbitrat? Në kohët e fundit, ka marrë akoma më shumë jehonë hipoteza se madrilenët janë të favorizuarit kryesorë nga gjyqtarët. Barcelona e dërgoi në një tjetër nivel këtë tezë të saj me presidentin Laporta dhe yllin Yamal që nuk u kursye.

Tani sa herë që rivalët luajnë me Realin, i përmendin pikërisht…arbitrat. Kështu ndodhi edhe dje gjatë ndeshjes Liverpul-Real. Një rast i diskutueshëm ishte ai i Tchuoameni që preku topin më dorë në zonë, por arbitri nuk e akordoi penallti. Më pas në një moment të goditjes së dënimit, kamerat kanë fokusuar Van Dijk që tallet me Tchouamenin duke i thënë se mund të hidhet prapë duke përdorur duart pa problem pasi kjo nuk do të jepet 11-metërsh. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/