Taulant Seferi është në super nivel në Turqi, futbollisti i Shqipërisë ka shënuar 9 gola në 13 ndeshje

Taulant Seferi po kalon një periudhë fantastike në Turqi me Bodrumsporin. Ky futbollist ka realizuar dy gola në fitoren 5-0 të Bodrumsporit në ditën e sotme kundër Instabulspor. Në minutën e 45, Seferi do të shënonte golin e parë, ndërsa në pjesën e dytë, realizoi një tjetër.

Ai u shpall lojtari më i mirë i këtij takimi, ndërsa Bodrumspori mban vendin e parë në renditje në Ligën e Parë të Turqisë. Me këto gola të realizuara, Seferi shkon në kuotën e 9 golave të shënuar pas 13 ndeshjeve të luajtura duke qenë në vendin e dytë në listën e golashënuesve. /Sport Ekspres/