Shqipëria do të përballet nesër kundër Andorrës në transfertë. Një ndeshje e madhe për Kombëtaren tonë, e cila do të kërkojë që për herë të parë të shkojnë në Play Off-in e Botërorit.
Kjo do të ishte një arritje e madhe për ne, ndërsa nga ana tjetër duhet që Anglia të mos gabojnë kundër Serbisë në shtëpi. Sa i përket koeficenteve, flasin për një fitore të pastër të Kombëtares tonë. Fitorja e Andorrës kuotohet me 11.00, barazimi me 4.00 dhe fitorja e Shqipërisë me 1.25. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/