Kylian Mbappe do të luajë në Kupën e Botës për herë të tretë vitin e ardhshëm. Ai ka arritur në finalet e dy të mëparshmeve dhe ka shënuar tashmë katër gola në ndeshjet e titullit. Megjithatë, në orët e fundit nuk ka pasur mungesë polemikash rreth performancës së tij, të gjitha për shkak të mungesës së tij në ndeshjen e ekipit kombëtar francez.
Mbappe u tha se ishte dëmtuar dhe mungoi për Kombëtaren, por në këtë kohë zgjodhi që të udhëtonte në Dubai dhe është gati për të luajtur për Real Madrid në ndeshjen e fundjavës. Kjo ka irrituar shumë edhe ish-lojtarin e Francës, Rothen.
“Nuk ka të bëjë fare me Kylian Mbappe, unë jam thjesht i zemëruar me kapitenin e ekipit kombëtar, çdo ekipi kombëtar. Nëse ndonjë kapiten tjetër do ta kishte bërë këtë, do ta kisha bërë copë-copë. Si mund ta lejonte Didier Deschamps këtë?”, tha Jerome Rothen, një ish-lojtar i kombëtares franceze, për RMC.
Ky burim detajoi udhëtimin e Mbappe në Dubai. Ylli francez kaloi më shumë se gjashtë orë e gjysmë në aeroplan. Ai u pa gjithashtu midis personazheve të famshëm në një klub. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/