Nëse ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë do të luhej nesër, me siguri që Shqipëria do të fitonte këtë takim. Që pas hedhjes së shortit për kualifikueset e Botërorit, lojtarët tanë kanë marrë “zjarr” dhe po shënojnë që të gjithë në klubet e tyre. Nga Jasir Asani, te Arbër Hoxha, por ndeshje shumë të mirë kanë zhvilluar edhe Nedim Bajramin me Armando Brojën që kanë pasur më pak minuta me skuadrat respektive. Të gjithë po shënojnë përpara këtij takimi kaq të rëndësishëm, të paktën në hedhjen e shortit pasi ka ende shumë kohë për t’u zhvilluar ai takim që do të luhet në muajin mars.
Por jo vetëm këta futbollistë, gjithashtu edhe Ernest Muçi ka gjetur veten. Lojtari i Shqipërisë ka realizuar një gol të cmendur në takimin mes Basaksehir dhe Trabzonspor, e mbyllur në shifrat 3-4. Ernest Muci, i hedhur në fushë në minutën e 77 shënoi një gol të bukur teksa i gjendur në zonë pas pasimit të shokut të ekipit, dërgoi topin në rrjetë duke i dërguar shifrat në 2-3.
Megjithatë futbollisti shqiptar qëndroi shumë i qetë në festim dhe ishte shumë i përmbajtur, pasi e ndiente veten që nuk kishte bërë mirë në të kaluarën. Derisa mbërriti minuta e shtesës, kur rezultati ishte 3-3. Ernest Muci u rikthye si dikur duke shënuar një gol spektakolar nga distanca për të dërguar shifrat në 3-4. I menjëhershëm ishte festimi po aq i cmendur dhe shpërthyes sa goli i Ernest Mucit, ndërsa edhe trajneri i tij nuk mund ta përmbante veten. Trjaneri i Trabzonsporit i ka besuar gjithmonë shumë Ernest Mucit dhe është gjykuar shumë në Turqi se përse e aktivizon shqiptarin, pasi sipas tifozëve nuk kishte bërë asgjë të veçantë. Por ndeshja e sotme ishte përgjigja, ndeshja e sotme tregoi se përse ky trajner po i besonte gjithmonë Ernest Muçit. Një prej shokëve të ekipit mori fanellën e hequr të Mucit duke e tundur në kamera pas shënimit të golit të katërt, ndërsa kënga për shqiptarin vazhdoi të oshëtinte edhe në dhomat e zhveshjes me lojtarët që e bënë heroin e tyre kryesor. /Sport Ekspres/