Po i thyen të gjitha rregullat! 40-vjeçari që po kontrollon Milanin në fushë, Igli Tare i kërkon të zgjas kontratën

Luka Modri? ka hyrë në dekadën e pestë të jetës së tij, por ai ende po luan në një nivel të lartë. Të gjithë janë të kënaqur të shohin performancat e mahnitshme të maestros kroat dhe në San Siro janë të vetëdijshëm se kanë bërë një lëvizje të shkëlqyer duke e sjellë atë në klub.

Në moshën 40 vjeç, kroati është një motor i vërtetë në mesfushë, ai po jep performanca spektakolare dhe Milani nuk ka më dyshime, ata e duan Lukën në ekipin e tyre edhe sezonin e ardhshëm.

Udhëheqësit e kuqezinjve filluan bisedimet me Lukën për zgjatjen e bashkëpunimit deri në verën e vitit 2027. Kjo u konfirmua nga drejtori sportiv i klubit Igli Tare.
“Shpresoj që Luka Modric do të vendosë të qëndrojë me ne. Ekziston një mundësi për ta zgjatur kontratën edhe për një sezon tjetër”, tha Tare. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/