“Ka mentalitetin dhe urinë e duhur”, drejtori sportiv flet për transferimin e sulmuesit shqiptar: Jemi forcuar me cilësi

Lorent Tolaj është lojtari më i ri i Bristol City-t. Pasi shkëlqeu me golat e shënuar për Plymouth Argile-n, sulmuesi shqiptar firmosi për 4 vite në Championship. Drejtori sportiv i Bristol City-t është shprehur se klubi pasuroi vijën e sulmit me më shumë cilësi dhe thellësi. Sipas James Ellis-it Tolaj ka mentalitetin dhe urinë e duhur për të qenë pjesë e skuadrës

“E dimë që kjo është një fushë që duhej ta forconim me cilësi dhe thellësi. Kemi theksuar nevojën për të mbështetur ekipin në krijimin dhe shndërrimin e rasteve në një treg që është i shtrenjtë dhe sfidues.

Jemi vërtet të kënaqur që kemi arritur të sjellim një lojtar për të mbështetur rritjen e grupit tonë dhe që ka mentalitetin dhe urinë për të qenë versioni më i mirë i mundshëm.

Të arrish këtë, në këtë kohë të merkatos, i lejon Lorentit të integrohet me grupin dhe të gjithë mezi presin të punojnë me të. Dëshirojmë të falënderojmë Plymouth Argyle-n për mënyrën se si punuan me ne për të sjellë Lorentin në Bristol City”, është shprehur James Ellis./Sport Ekspres/