Dinamoja ka marrë një fitore mbresëlënëse mbrëmjen e sotme. “Nëndetëdja blu” ka turpëruar Tiranën në derbi. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja ka fituar me rezultatin e thellë 6-2.
Guindo (5′), Qardaku (11′, 61′), Bregu (25′, 67′ p) dhe Vila në minutën e 47 tundën rrjetën e Tiranës. Në krahun tjetër Rafa në minutën e 39 dhe Tare në minutën e 76 ngushtuan shifrat për bardheblutë. Tirana vazhdon kështu krizën e vështirë të këtij sezoni./Sport Ekspres/