E FUNDIT/ Bekim Balaj fiton “Topin e Artë 2025”, Megi Doçi fiton trofeun për herë të 5-të

Futbolli shqiptar ka njohur sot më të mirët e vitit 2025. Në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit është zhvilluar mbrëmja gala “Topi i Artë 2025”. Ceremonia ka kulmuar me dhënien e dy trofeve më të rëndësishëm të mbrëmjes në kategorinë e meshkujve dhe në atë të femrave.

“Topi i Artë” në kategorinë e vajzave ka shkuar në duart e Megi Doçit për të 5-tën herë. Kjo e fundit ka fituar konkurencën e saj me Xhesika Ndojin, Arbjona Bajraktarin dhe Xhulia Xhindolen. Ndërkohë, në kategorinë e meshkujve Bekim Balaj ka triumfuar mes Mario Dajsinanit, Dejvi Bregut dhe Baton Zabërgjas./Sport Ekspres/