Pritja ka marrë fund për Armando Brojën. Pas një periudhe të gjatë vështirësish në karrierë, sulmuesi shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës. Broja arriti të shënonte sot në përballjen kundër Bournemouth-it, teksa goli i shënuar në minutën e fundit i dha barazimin Burnley-t. Lojtari i Kombëtares shqiptare ka përcjellë një video-mesazh për tifozerine e Burnley-t, përmes së cilit tregon se sa peshë të madhe kishte ky gol për të
“Përshëndetje! Ndihem sikur jam mbi re që kam shënuar golin tim të parë. Kishte një rëndësi të jashtëzakonshme për mua, shpresoj të ketë pasur të njëjtën rëndësi edhe për ju. Pashë reagimin tuaj dhe ai do të thoshte shumë për mua. Jeni të mrekullueshëm. Falenderoj të gjithë tifozët që kanë udhëtuar me ne dhe të gjithë ata që na shohin. Ishte shumë e rëndësishme për ne që ta merrnim këtë pikë. Shpresoj që tashmë të krijojmë një momentum dhe të shtyjmë përpara”, është shprehur Armando Broja./Sport Ekspres/