Kristian Shpendi është rikthyer te goli. Sulmuesi shqiptar i dha Çezenës fitoren në përballjen kundër Empolit. E majta e tij prodhoi një gol spektakolar, të cilin në Itali e kanë krahasuar golat e shënuar nga trajneri Diamanti. Shpendi ka folur pas ndeshjes për ndjesitë e tij për golin e shënuar, si dhe për faktin se udhëhoqi skuadrën me shiritin e kapitenit në krahë.
“Krahasimet me trajnerin më pëlqejnë gjithmonë, por ai ka shënuar shumë më tepër se unë. Jam shumë i lumtur që kam shënuar një gol të bukur dhe, mbi të gjitha, për fitoren. Ishte e rëndësishme t’i ktheheshim fitoreve dhe e bëmë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme, para tifozëve tanë.
Mungesa e golave prej disa ndeshjesh? Për një sulmues që ushqehet me gola, momente të tilla mund të ndodhin gjatë gjithë sezonit. E rëndësishme është të dish si të reagosh. Jam i lumtur që jam rikthyer te golat, por gjëja më e rëndësishme ishte grupi. Shiriti i kapitenit? Është gjithmonë kënaqësi ta mbash, dhe mbi të gjitha, është një nder”, ka deklaruar Kristian Shpendi./Sport Ekspres/