Igli Tare shkatërroi Real Madridin? E pranojnë vetë në Spanjë, drejtori shqiptar bëri goditjen më të zgjuar

Luka Modriç e veshi fanellën e Real Madridit për 13 vjet. Ai është lojtari më i dekoruar në historinë e klubit dhe largimi i tij nga klubi pati pasoja të rënda për dhomën e zhveshjes. Modriç, së bashku me Dani Carvajal dhe Lucas Vazquez, ishte zëri i arsyes brenda ekipit. Largimi i tij prishi shumë gjëra:

“Ai ishte udhëheqësi i dhomës së zhveshjes”, pohon El Mundo, duke pretenduar se Madridi pendohet që e la mesfushorin legjendar të largohej. “Disa njerëz brenda klubit janë të vetëdijshëm se prania e Luka Modriçit brenda dhe jashtë fushës do të ishte thelbësore për dhomën e zhveshjes në këtë moment”. Vetë Luka pranoi se me të vërtetë donte të qëndronte te Real Madridi. Ai besonte se kishte ende shumë për të treguar, por Igli Tare përfitoi nga momentin për ta marrë te Milani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/