Ka parë shpërthimin e Muçit! Milot Rashica është entuziast, kërkon që t’i bashkohet Trabzonsporin

Ernest Muçi po shkruan historinë te Trabzonspori! Lojtari shqiptar ka shënuar në 5 ndeshje radhazi dhe ka barazuar rekordin që nuk po thyhej për vite me radhë. 7 gola në 5 ndeshje, këto janë statistikat e futbollistit të Kombëtares që flasin qartë për performancat në rritje të tij.

Duke parë historinë e suksesit të Mucit, te Trabzonspori po provojnë që të marrin edhe një tjetër lojtar shqiptar. Këtë herë bëhet fjalë për Milot Rashicën që ndodhet po ashtu te Beshiktashi, ndërsa sipas mediave në Turqi, edhe vetë Rashica është entuziast për këtë kalim duke parë shpërthimin e Mucit në këtë ambient. /Sport Ekspres/