A do të shënojë një tjetër gol? Armando Broja do të luajë sot ndeshjen e fundit të vitit. Sulmuesi shqiptar do të jetë në fushë në përballjen kundër Neëcastle, e cila fillon në orën 20:30. Një ndeshje e cila do të sjellë të gjithë vëmendjen e shqiptarëve te Broja, ndërsa lojtari i Kombëtares pritet që ta fillojë sërish si titullar.
Megjithatë ngelet që të shihet deri në fund pasi edhe konkurrenca e Flemming është e madhe, ndërsa tifozët e Burnley kanë hedhur idenë që ekipi të luajë me të dy në sulm nga minuta e parë, Broja-Flemming. Kjo dyshe mund të jetë në të ardhmen pasi trajneri Parker nuk e ka një sulmues tjetër në pankinë teksa Foster është larguar në Kupën e Afrikës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/