Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë padyshim dy nga imazhet kryesore të shqiptarëve sa i përket lojtarëve që kanë bërë karrierë të madhe në arenën ndërkombëtare. Veçanërisht Granit Xhaka është duke kaluar momentin më të mirë pasi është një lojtar kyç për ekipet që ka luajtur, ndërsa Shaqiri ka qenë në disa kampionate dhe skuadra të mëdha, por më shumë ishte pjesë e stolit.
Një yll i njohur i futbollit në Serbi, Nemanja Matic, ishte i ftuar në portalin e njohur anglez “Four Four Tëo”. Ai është pyetur në lidhje me dy lojtarët me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të cilët janë jo vetëm më të njohurit nga shqiptarët në botë, por kulmuan me festimin me shqiponjë në Botëror kundër Serbisë.
Matic është shprehur se nuk e kupton se përse Xhaka dhe Shaqiri nuk luajnë me Shqipërinë përderisa ndihen kaq shumë shqiptarë, duke sjellë një rast nga vetja e tij. Ai shprehet se ashtu si Xhaka dhe Shaqiri, edhe Matic është formuar si lojtar i nivelit të lartë në Angli, por e do më shumë Serbinë se Anglia. Për Matic, e gjithë sjellja patriotike e Xhakës dhe Shaqirit është vetëm për të fituar disa pikë më shumë.
“Unë i respektoj ata si futbollistë, kam luajtur kundër tyre disa herë në Premier League. Por me ato gjëra të vogla, ata fitojnë pikë politike. Mendoj se ata janë rritur në Zvicër. Kjo nuk tregon respekt për vendin për të cilin luan. Nëse të pëlqen kaq shumë Shqipëria, atëherë pse nuk luan për Shqipërinë por ke zgjedhur të luash për Zvicrën? Kjo është pyetja ime.
Mund të duash më shumë vende, kjo nuk është problem. Unë e dua Serbinë, është vendi im. Gjithashtu e dua Anglinë, kam kaluar shumë kohë atje. Por kurrë nuk do të thoja se e dua Anglinë më shumë se Serbinë. Duhet të jesh i sinqertë. Kam luajtur kundër Xhakës shumë herë dhe kurrë nuk kemi pasur problem. Gjithmonë shtrëngonim duart, ai është një lojtar i mirë, si Shaqiri. Por kurrë nuk do të bëja diçka për të provokuar dikë. I respektoj të gjithë”, tha Mati?.
Gjithashtu vlen për t’u theksuar se në herën e fundit që Xhaka mbërriti në tokën shqiptare, atmosfera nuk ishte aspak e mirë. Për të pati shumë vërshëllima në fushën e blertë pasi Xhaka kishte dhënë disa intervista aspak të bukura ku tregonte se lojtarët e dorës së dytë zgjedhin Kosovën dhe Shqipërinë para Zvicrën, për të funksionuar kështu si një ambasador i Zvicrës dhe për të rënë ndesh hapur me interesat e shqiptarëve. /Sport Ekspres/