Viti 2026 ka nisur në mënyrën më të mirë për Anis Mehmetin. Lojtari i Shqipërisë nuk zhgënjen dhe ka arritur që të realizojë në ndeshjen mes Bristol City dhe Portsmouth, e cila përfundoi në shifrat 5-0. Në minutën e 24, Mehmeti ka arritur të realizojë golin e parë të tij për këtë vit të ri dhe mbi të gjitha është lojtari i parë i Kombëtares që arrin të tund rrjetën.
Me këtë fitore, Bristol City shkon në kuotën e 39 pikëve, vetëm 1 pikë larg Preston në vendin e gjashtë që të dërgon në Play Off të Premier League dhe vetëm 5 pikë larg Ipsëich të vendit të dytë, pozicionit që të jep direkt biletën për në Premier League. Anis Mehmeti luajti sot sërish për 90 minuta duke treguar vazhdueshmëri të madhe në formën e tij. /Sport Ekspres/