“Duhej t’i rrihnim në Shqipëri, kaq”! Barazoi me Egnatian, deklarata e fortë e trajnerit danez: I rrahim edhe në parking

Egnatia ka barazuar në shifrat 1-1 kundër Midtjylland. Një paraqitje shumë e mirë e kampionëve të Shqipërisë, e cila për fat të keq ka ngelur në hije pasi tema më të rëndësishme kanë marrë vëmendjen kryesore në Shqipëri. Megjithatë këtë ndeshje nuk ka arritur ta përtyp dot edhe trajneri i Midtjylland, Tullberg. I pyetur nga gazetarët sesa ndikuan tensionet e protestës, stadiumi i ri apo gurët e gjetur në të, trajneri danez tha se nuk duhet të krijohet asnjë alibi pasi në cilësi mes dy ekipeve, Midtyjlland duhet ta rraf Egnatian në ndeshje edhe nëse kjo përballje luhet në parking.

“Nuk duhet të rrimë këtu dhe pasi kemi barazuar 1-1 me Egnatian, të shpikim lloj-lloj justifikimesh. Luajtëm 1-1 dhe morëm një pikë, kaq mbaroi, nuk ka rëndësi gjendja e fushës që luajtëm. Nuk kemi humbur asnjë ndeshje jashtë fushe në 2026 me cdo lojtar që kemi hedhur në fushë, pavarësisht emrit të tyre. Pra në përgjithësi është mirë, por në vecanti jo edhe aq. Duhej ta fitojmë një ndeshje në Shqipëri kundër kësaj skuadre, kaq, duhej ta kishim bërë qoftë edhe në një parking apo rrugë të paasfaltuar. Pra nuk ka të bëjë fare me trazariat, një stadium të ri apo gurët e hedhur në fushë. E njëjta gjë vlente edhe për kundërshtarin tonë, edhe Egnatia aty po luante”, tha Tullberg. /Sport Ekspres/