Nga Samsunspori te ekipi i La Ligës, Shkëndija mëson rivalët në Ligën e Konferencës

Ditën e sotme është hedhur shorti i “play off”-it të Ligës së Konferencës. Pas arritjes historike të kalimit të fazës së ligës, tashmë Shkëndija do të provojë fatin e saj në fazën me eleminim direkt. Kuqezinjtë e Tetovës janë njohur sot me rivalët që do të hasin në këtë kompeticion.

Goglat kanë rezervuar emrin e Samsunsporit për Shkëndijën. Skuadra shqiptare do të përballet me Samsunsporin më 19 dhe më 26 shkurt. Në rast se kalon me sukes fazën “play off”, atëherë Shëkndija do të ndeshet me fituesin e çiftit Shaktjor Donjets-Rajo Vajekano./Sport Ekspres/