“Mos të tregohet më frikacak”! Patushi flet për trajnerin e Tiranës: Me Vorën i iku fitorja nga duart, të mos shpërdorojë më

Tirana ishte shumë pranë fitores tjetër kunëdr Vorës në transfertë, por në fund mori vetëm një pikë në atë barazim. Një vit i nisur më mirë për bardheblutë, por me situatën e vështirë, jo vetëm që nuk ka kohë për qetësi, por duhet të shtojë akoma më shumë forcat pas një nisje skandaloze. I ftuar në emisionin e Mega Sport që transmetohet në “EuroNews Albania” ishte edhe Saimir Patushi, i cili kishte disa kritika për trajnerin e Tiranës.

“Tirana nuk meriton të jetë këtu, janë gabime trashanike të bëra nga drejtuesit. Familja bardheblu duhet të reflektojë pasi kjo tifozeri, ajo fanellë, meriton shumë. Kjo fanellë do tjetër renditje. Tifozeria është mësuar që ta shoh Tiranën për titull kampion dhe në Europë, jo këtu. Ndeshja me Vorën duhej fituar dhe më vjen keq që trajneri e interpretoi ashtu. Nëse do fitonim me Vorën do të ishim shumë më mirë, ishte një finale. Trajneri duhet ta ngulis në mendje që të gjitha ndeshjet janë finale. Trajneri nuk duhet të jetë frikacak, duhet ta kuptojë këtë, nuk mund të shpërdorojë më”, tha Patushi. /Sport Ekspres/