Torino ka pësuar sot një humbje të rëndë në transfertë ndaj Comos. Jo pak, por 6-0, me shifrat këto që tregojnë qartazi situatën e vështirë të kësaj skuadre. Kristjan Asllani nuk ishte as sot i pranishëm në ekipin e Torinos.
Drejtori i ri sportiv i Torinos la të kuptohet se ky vendim ishte për të përmirësuar akoma më shumë cilësinë e skuadrës, në mënyrë që rezultatet të ndryshonin. Në fakt kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por sot Torino humbi në shifrat 6-0 me Como-n. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/