Bylisi nuk dorëzohet lehtë! Ekipi ballshiot la pas një humbje ndaj Flamurtarit, në një finale direkte mbijetese, ku nuk kishte asnjë mundësi reagimi. Ndërkohë në ditën e sotme Bylisi ka luajtur në shtëpi me Egnatian e vendit të parë.
Megjithatë kjo skuadër në shtëpi shndërrohet duke qenë një kockë e fortë për këdo. Sot arritën të barazonin në shifrat 2-2 ndaj Egnatias. Goli i parë u shënua nga miqtë me Yahaya që në përfundimit të pjesës së parë, shënoi golin e parë. Ndërkohë Përgjoni në të 51 dhe Mustapha në të 58, përmbysën rezultatin. Megjithatë Adjessa do të shënonte golin e barazimit për Egnatian në të 73 duke dërguar shifrat në 2-2. Me këtë barazim, Vllaznia dhe Elbasani kanë një shans të mirë për t’u afruar me pikë me Egnatian. /Sport Ekspres/