ZYRTARE/ Mbrojtësi i majtë kuqezi gati për një sfidë të re, firmos në Poloni për 2.5 vitet e ardhshme

Elton Fikaj është gati të ndërmarrë sfidën e tij të re në karrierë. Mbrojtësi i majtë ka lënë përfundimisht Panathinaikosin, ekip ku ka hedhur hapat e tij si lojtar. Futbollisti 20-vjeçar ka firmosur me Piast Glivicen për 2.5 vitet e ardhshme. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi polak përmes kanaleve të tij zyrtare të komunikimit.

Piast Glivice luan në elitë dhe kjo është një mundësi e mirë për Fikajn që të dëshmojë vlerat e tij në një kampionat si ai polak. Theksojmë se Fikaj ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë në nivel kombëtaresh, teksa tashmë është pjesë e ekipit U21./Sport Ekspres/